LAJMI I FUNDIT:

Femrat me diplomë universiteti tradhtojnë më pak se meshkujt

Femrat me diplomë universiteti tradhtojnë më pak se meshkujt
Discussion Between Guy And Girl Over Gray Background

Meshkujt janë më të prirë ta tradhtojnë gruan nëse kanë diplomë universiteti ose nëse punojnë në ndonjë bar/kafene, ka zbuluar një studim i ri.

Puna si banakier i bën edhe gratë më të prira të tradhtojnë – por nëse e kanë të kryer universitetin, ato janë më pak të prira sesa meshkujt që ta kryejnë aktin e tradhtisë, transmeton Telegrafi.

Të paktën kështu sugjeron një studim i ri nga hulumtuesit suedezë, të cilët i kanë anketuar qindra mijëra çifte për më shumë se 20 vjet.


Hulumtuesit besojnë se edhe biznesi i restoranteve inspiron më shumë afera sepse punëtorët shpenzojnë më shumë kohë me kolegët e gjinisë së kundërt.

Sa i përket edukimit, edhe shkencëtarët kishin mbetur paksa të habitur: ata nuk kishin mundur ta gjenin ndonjë arsye se përse shkollimi ndikon ndryshe te meshkujt dhe te femrat sa i përket tradhtisë.

Në anën tjetër, fermerët, punëtorët e bibliotekës dhe kimistët rezulton se janë më së paku të prirë të tradhtojnë. /Telegrafi/