LAJMI I FUNDIT:

Fëmijëve që bëhen të suksesshëm, prindërit ua mësojnë këto pesë gjëra

Fëmijëve që bëhen të suksesshëm, prindërit ua mësojnë këto pesë gjëra

Të gjithë njerëzit tejet të suksesshëm – dhe të gjithë liderët e mëdhenj – janë jashtëzakonisht të mirë që t’i bindin tjerët t’i ndjekin ata.

Por të qenit bindës nuk do të thotë se duhet t’i manipuloni apo t’u bëni presion tjerëve. Bindja e tjerëve është aftësia që në mënyrë efikase t’ua përshkruani përfitimet dhe logjikën e një ideje për ta arritur një marrëveshje, transmeton Telegrafi.


Dhe kjo është arsyeja se përse arti i bindjes është krucial në çdo biznes apo karrierë – dhe arsyeja se përse njerëzit e suksesshëm janë tejet të mirë që t’i bindin tjerët.

Por, si mund t’i mësoni fëmijët që të bëhen liderë efektivë?

Mësoni të fillojnë me ‘fitore të vogla’

Mësoni fëmijët që t’i fillojnë argumentet me deklarata ose qëndrime që e dinë se audienca do të pajtohet me ta.

Mësoni ta përshtatin ritmin e fjalimit

Ka një arsyeje prapa stereotipit të “agjentit të shitjes që flet shpejt”: në situata të caktuara, të flisni shpejt funksionon. Ndonjëherë, nuk funksionon edhe aq.

Ja çfarë thotë një studim:

– Nëse audienca është më e prirë të mos pajtohet me ju, flisni më shpejt;
– Nëse audienca është më e prirë të pajtohet, flisni më ngadalë

Pse? Për shkak se audienca që priret të mos pajtohet me ju, duke folur shpejt ata kanë më pak kohë t’i formojnë kundërargumentet, gjë e cila ju jep më shumë shanse t’i bindni.

Mësoni të përqendrohen në rezultate pozitive

Ndonëse ndonjëherë ju duket më e logjikshme të përdorni taktika frikësuese, deklarimet që nënkuptojnë rezultate pozitive dalin të jenë më bindëse.

Kështu, nëse fëmijët janë duke u përpjekur ta krijojnë një ndryshim, atëherë thojuni që të fokusohen në ndarjen e gjërave pozitive për atë ndryshim. /Telegrafi/