Himni i Flamurit është një nga asetet më të vyera për një popull.

Vargjet e tij mësohen që në moshë fare të vogël dhe ekzekutohet në çdo ceremoni shtetërore.

Por, kur jashtë bie shi, ceremonia shtyhet për një kohë tjetër, ose organizohet në një vend ku nuk kalon uji.

Megjithatë, këto fëmijë të Mangalore në brigjet e Detit Arabik janë për tu marrë shembull.

Teksa po ngrihej lart flamuri i shtetit, reshjet e shiut u shtuan së tepërmi.

Gjithsesi, kjo nuk i ndali fëmijët për të kënduar himnin. Pamjet u bënë menjëherë virale, me videon që mori miliona shikime në pak minuta. /oranews/