LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët, “telash” në fushatën e Drenasit (Video)

Fëmijët, “telash” në fushatën e Drenasit (Video)

Fushata zgjedhore në Drenas po shoqërohet me parregullsi. Koalicioni i OJQ-ve vendore “Demokracia në Veprim” ka monitoruar që në fillim fushatën zgjedhore të subjekteve politike dhe është vërejtur shkelje ligjore të rregullave të KQZ-së.

Gjatë kësaj periudhe është vërejtur se ka pasur pjesëmarrje të fëmijëve në aktivitetet e partive politike si dhe përfshirje të fëmijëve në mënyrë të organizuar. Ndërsa, nuk ka munguar as përdorimi i veturave zyrtare dhe dalje të shërbyesve civil nëpër fushatë.