LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët të cilët janë aktivë fizikisht kanë performancë më të mirë akademike

Fëmijët të cilët janë aktivë fizikisht kanë performancë më të mirë akademike

Fëmijët të cilët janë aktivë fizikisht kanë një performancë më të mirë akademike në shkollë, sipas hulumtuesve spanjollë të cilët besojnë se e kanë zbuluar këtë lidhje mes fitnesit fizik dhe notave në shkollë.

Hulumtimi i udhëhequr nga një ekip i Universitetit të Granadas sugjeron se ekziston një lidhje e kapacitetit aerobik të fëmijëve (fitnesit të tyre kardiovaskular) dhe aftësisë motorike (shpejtësisë dhe shkathtësisë) dhe një vëllimi më të madh të materies së hirtë në regjionet e trurit të cilat ndërlidhen me mësimin dhe organizimin, transmeton Telegrafi.


“Puna jonë synon t’i përgjigjet pyetjeve të tilla se a dallon truri i një fëmije që është fizikisht aktiv me trurin e një fëmije që është më i dobët në aspektin e fitnesit fizik, dhe a ndikon kjo në performancën e tyre akademike”, ka shkruar Francisco B. Ortega.

“Përgjigja është e shkurtë dhe e fortë: po, fitnesi fizik i fëmijëve është i ndërlidhur në mënyrë direkte me ndryshimet e rëndësishme të strukturave të trurit, dhe diferencat e tilla reflektojnë në performancën akademike të fëmijëve”.

Studimi, i publikuar në revistën ‘NeuroImage’, nuk ka gjetur ndonjë lidhje mes fitnesit fizik dhe vëllimit më të madh të trurit.

Ekspertët rekomandojnë që t’i nxisni fëmijët të merren me ushtrime të cilat e përmirësojnë kapacitetin aerobik, në mënyrë që ta stimulojnë zhvillimin e trurit dhe performancën akademike. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Çfarë është lindja me operacion apo prerja cezariane? Gjithçka që duhet të dini rreth procedurës

Çfarë është lindja me operacion apo prerja cezariane? Gjithçka që duhet të dini rreth procedurës

Shtatzëna
Kalo në kategori