LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët që u gjetën të vdekur në një shtëpi në Irlandë, dyshohet se janë droguar nga nëna tyre

Fëmijët që u gjetën të vdekur në një shtëpi në Irlandë, dyshohet se janë droguar nga nëna tyre

Në një shtëpi në Dublin të Irlandës, janë gjetur të vdekur tre fëmijë, duke bërë që të nisin hetime nga ekipet speciale.

Forcat e rendit, janë njoftuar nga banorët e zonës, pasi një grua në të 40-at, është parë duke lëvizur rrugëve, në gjendje jo të mirë mendore, transmeton Telegrafi.


Ajo grua, besohet se ishte nëna e fëmijëve, e cila më pasi doli në rrugë, që të tregojë banorëve se diçka nuk është në rregull.

Derisa ajo e kishte humbur orientimin dhe nuk dukej në rregull, njësitet e kontrolluan shtëpinë, ku gjetën të vdekur dy djem dhe një vajzë.

Sipas hetimeve të para, fëmijët që janë katër, tetë dhe dhjetëvjeçar, dyshohet se janë droguar apo helmuar në ndonjë formë tjetër, nga vet nëna.

Autoritetet e sigurisë, nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me motivet apo shkaqet e tragjedisë, derisa gruaja në gjendje të rëndë psikike është dërguar në spital për trajtim. /Telegrafi/