Kardiokirurgë nga Italia po qëndrojnë këto ditë në Prishtinë dhe, bashkë me kardiokirurgë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po operojnë fëmijët me probleme në zemër.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Në këtë drejtim, siç thuhet në njoftim, kardiokirurgu në Klinikën e Kardiokirurgjisë, dr. Arbër Kutllovci, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me mjekët italianë.
Kutllovci tha se me ndihmën e tyre, në QKUK po kryhen operacione komplekse.
“Për ne, kardiokirurgët që punojmë këtu, është një punë jashtëzakonisht profitabile, për shkak se mendojmë t’i vëmë bazat e Kardiokirurgjisë Pediatrike”, theksoi Kutllovci.
Sipas tij, të gjithë pacientët e operuar janë liruar në shtëpi, me gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se ishin raste komplekse.
“Kardiokirurgjia Pediatrike do një përkushtim të madh të krejt ekipit, jo vetëm të kardiokirurgëve, por të gjithë stafit mjekësor. Ne e kemi një eksperiencë modeste, të cilën do të mundohemi ta praktikojmë, pastaj, pas një kohe, do ta avancojmë atë deri në nivelin që është kardiokirurgjia për të rritur” tha Kutllovci.
Në anën tjetër, kardiokirurgu italian, Bruno Murzi, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me mjekët kosovarë.
Ai tha se mjekët në Kosovë po bëjnë një punë të mirë, derisa foli edhe për operacionet, të cilat janë paraparë të kryhen deri në ditën e premte.
“Nuk e dimë akoma. Ne do t’i kryejmë 5 ose 6 operacione deri të premten. Siç e dini, secili nga operacionet merr 6 deri në 7 orë kohë, kështu që nuk është e mundshme që të kryhet një apo dy operacione çdo ditë. Por, deri tani, bashkëpunimi i ekipit italian me atë kosovar është shumë miqësor dhe aktiv”, tha Murzi.
Një ekip i mjekëve nga Italia, të udhëhequr nga dr. Carlo Barzaghi dhe dr. Maurizio Levantino, nga Spitali i Toskanas në Itali, të asistuar nga mjekët kardiokirurgë nga Kosova, javën e kaluar, kanë kryer disa operacione tek pacientët e moshës së rritur me probleme kardiokirurgjike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City