LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e lindur në këtë muaj jetojnë më gjatë: Ja kush janë fatlumët

Fëmijët e lindur në këtë muaj jetojnë më gjatë: Ja kush janë fatlumët

Të lindurit në tetor kanë një shans më të lartë për të jetuar deri në 100 vjet, sipas një studimi!

Një studim i kryer në Universitetin e Çikagos krahasoi njerëzit e lindur midis 1880 dhe 1895 që jetuan 100 vjeç me vëllezërit e motrat ose partnerët e tyre.

Doli se ata që kanë lindur në tetor kanë një shans më të lartë për të jetuar deri në 100, por edhe ata që kanë lindur në shtator dhe nëntor janë disi më jetëgjatë, transmeton Telegrafi.

Pas këtij hulumtimi fshihen disa teori, e njëra prej tyre është se personat e lindur në vjeshtë janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve sezonale, pasi në atë periudhë nuk ka temperatura as shumë të ulëta dhe as shumë të larta.

Megjithatë, shkencëtarët ende nuk mund të thonë me siguri pse njerëzit e lindur në tetor jetojnë më gjatë.

Gjithashtu, ata theksojnë se jetëgjatësia ndikohet nga faktorë të tjerë të ndryshëm si dieta, aktiviteti fizik, shmangia e veseve të këqija si pirja e duhanit… /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori