Javën e ardhshme, më 2 shtator, pritet të fillojë procesi mësimor në shkollat e Kosovës.
Bashkë me fëmijët e tjerë, në bankat shkollore do të ulen edhe fëmijët të cilët u kthyen nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.
Prej 74 fëmijëve sa u kthyen me familjet e tyre në Kosovë në prill të këtij viti, 10 prej tyre i takojnë nivelit të kopshteve, 5 janë parashkollorë, 25 do të vazhdojnë arsimin fillor dhe 34 nivelin e mesëm të ulët dhe të lartë të arsimit.
Afërdita Jaha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), tha për Radion Evropa e Lirë se kjo ministri në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit, kanë bërë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e nxënësve në shkolla.
“Në bashkëpunim me drejtoritë komunale dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, më 2 shtator, do të fillojnë mësimin të gjithë fëmijët e kthyer nga vatrat e luftës. Mësimi do të fillojë për fëmijët prej moshës 6-vjeçare. Në arsimin fillor do të kthehen 25 nxënës, derisa në arsimin parashkollor do të kthehen 5 nxënës”, tha Jaha.
Ajo ka treguar se kanë siguruar kuadro për ofrimin e mësimit të përshpejtuar për nxënësit, mosha e të cilëve është më e madhe se mosha e paraparë për të qenë nxënës të rregullt. Këta fëmijë janë nga Prishtina, Suhareka, Lipjani, Ferizaj, Mitrovica, Klina dhe Gjilani.
Në prill të këtij viti, 110 qytetarë të Kosovës, duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë u kthyen nga Siria në Kosovë.
Kthimi i tyre, megjithatë kishte hapur një sfide tjetër për shtetin e Kosovës, përkatësisht, riintegrimi i tyre. Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, Fatos Makolli, kishte deklaruar kohë më parë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e sigurisë janë duke kryer punën e tyre. Ai kishte veçuar si sfidë “fazën e rehabilitimit, për faktin se të kthyerit kanë kaluar periudha të vështira në zona të konfliktit, qoftë në vendet ku kanë jetuar, por edhe në kampe të ndryshme, ku ka familje që ka qëndruar për kohë të gjatë”.
“Rehabilitimi dhe riintegrimi i personave që kthehen nga zonat e konfliktit ku kanë qëndruar për një kohë të gjatë, do të jetë i vështirë, do të ketë sfida të mëdha”, kishte deklaruar Makolli.
Arton Demhasaj nga organizata “ÇOHU”, tha për Radion Evropa e Lirë se mënyra më e mirë dhe më efikase për integrimin e këtyre fëmijëve në shoqëri, është shkolla.
Por, sipas tij, së pari duhet të krijohen kushtet që këta fëmijë të mos paragjykohen.
Demhasaj tha se është dashur të punohet me ta prej kohës kur janë kthyer në Kosovë, të punohet me ekspertë që e njohin mirë këtë çështje dhe pastaj të marrin vlerësimin e tyre se a janë të përgatitur këta fëmijë të kthehen në bankat shkollore.
“Nëse nuk është bërë përgatitja e duhur për integrim të këtyre fëmijëve nëpër shkolla, atëherë kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sepse mund të ndodhë që ata fëmijë nga fillimi mund të pësojnë aq keq nga mosgatishmëria e shoqërisë ose e shkollave për t’i integruar ata. Kjo pastaj mund të ishte një traumë shumë e rëndë për ta dhe mund të ndikojë që ata fëmijë të mos pranojnë më asnjëherë të shkojnë në shkollë”, tha Demhasaj.
Autoritetet e Kosovës thonë se në Siri vazhdojnë të mbesin edhe dhjetëra qytetarë të Kosovës, mirëpo ende nuk dihet kur mund të kthehen./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën