LAJMI I FUNDIT:

Fëmijës ende nuk i ka rënë dhëmbi i parë: Lehtë mund të vlerësoni kur do të ndodhë kjo gjë

Fëmijës ende nuk i ka rënë dhëmbi i parë: Lehtë mund të vlerësoni kur do të ndodhë kjo gjë

Historia e rënies së dhëmbëve shpesh ngjall një pritje të etur te fëmijët që dhëmbi i tyre i parë të bjerë

Ndonjë fëmije i bie më herët, ndërsa të tjerëve më vonë, kryesisht dhëmbët e parë bien midis moshës gjashtë vjeç dhe shtatë vjeç.


Ndikim të madh se kur do të ndodhë kjo ka fillimi i rritjes së dhëmbëve derisa kanë qenë bebe si edhe koha e rritjes së dhëmbit të fundit.

Rritja vazhdon diku deri në vitin e dytë kur dalin dhëmballët e fundit dhe atëherë fëmija i ka rreth 20 dhëmbë qumështi, transmeton Telegrafi.

Nëse fëmijës suaj dhëmbi i parë i ka dalë herët, me siguri më herët edhe do t’i bjerë, ndërsa fëmijët të cilëve dhëmbët e parë u kanë dalë kur i kanë mbushur 12 apo 15 muaj, mund të presin rënie më të vonshme të dhëmbëve të qumështit.

Dhëmbët e përhershëm

Fëmija fillimisht do të humbasë dy dhëmbët e poshtëm dhe më pas dhëmbët e sipërm dhe në vazhdim gjithçka do të lëvizë sipas rendit të vet. Deri në moshën 11-vjeçare, ai proces duhet të përfundojë dhe fëmija të mos ketë më dhëmb qumështi.

Të përhershmit fillojnë të mbijnë sapo të bien qumështi dhe procesi përfundon vetëm kur dhëmbët e mençurisë rriten diku midis moshës 17 dhe 22 vjeç. /Telegrafi/