LAJMI I FUNDIT:

Fëmija i dytë i lindur do të ketë shumë më tepër shanse që të jetë i dënuar dhe të përfundojë në burg

Fëmija i dytë i lindur do të ketë shumë më tepër shanse që të jetë i dënuar dhe të përfundojë në burg

Thuhet që fëmija më i madh është më i qetë, ndërkaq i dyti më i përkëdhelur dhe, vetvetiu edhe më çapkën

Sipas hulumtimit të publikuar në “Journal of Labor Economics”, fëmijët e dytë të lindur kanë probabilitet më të madh të jenë më çapkënë në krahasim me vëllanë apo motrën më të madhe, transmeton Telegrafi.


Derisa fëmija i parë është më inteligjent, shkenca thotë që fëmija i dytë me siguri do të zhvillojë disa karakteristika të padëshiruara, midis të cilave theksohet çapkënllëku.

Mund të them me siguri që rezultatet janë të jashtëzakonshme, sepse fëmijët e dytë të lindur kanë më shumë probabilitet që të përfundojnë në burg, është më se e besueshme që të jenë të dënuar në shkollë dhe që do të bëhen delikuent – ka thënë Joseph Doyle, hulumtues kryesor.

Ai ka shtuar që veprimet e tyre mund të jenë produkt drejtpërdrejt i sjelljeve të vëllait të tyre të madh apo motrës, sepse më të vegjlit jo rrallë i shohin si model vëllezërit apo motrat më të mëdha dhe përpiqen t’i imitojnë veprimet e tyre.

– Fëmijët e lindur të parët modelet e tyre i gjejnë te të rriturit, derisa fëmijët e lindur më vonë model i kanë vëllanë apo motrën e tyre, ka theksuar Doyle.

Hulumtimi gjithashtu ka treguar edhe atë se fëmijëve të lindur të parët kryesisht u përkushtohet më shumë kujdes, në krahasim me ata të cilët janë lindur më vonë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori