LAJMI I FUNDIT:

Fëmija 41-ditësh, dhuron organet për të shpëtuar jetën e një vajze pesëmuajshe

Fëmija 41-ditësh, dhuron organet për të shpëtuar jetën e një vajze pesëmuajshe

Prindërit e Theo Omondi-t nuk do ta kishin menduar kurrë që vogëlushi i tyre do të largohej aq shpejt nga jeta, por duke lënë pas një pasuri të madhe, dy jetë. Tingëllon si një lojë fjalësh e shifrash, por në të vërtetë është historia e një vogëlushi anglez i cili njihet si dhuruesi i organeve më i vogël në botë.

Theo Omondi humbi jetën kur ishte vetëm 41 ditësh pasi u prek një sëmundje e papritur. Sakaq mes dhimbjes e dëshpërimit, prindërit e tij vendosën të dhuronin organet e tij me shpresën se mund të ndihmonin njerëz të tjerë në nevojë.


Mushkëritë iu dhanë Imogen Bolton, vogëlushes pesë muajshe që vuante nga një sëmundje e rrallë, e quajtur displazia alveolo-kapilare. Vogëlushja kishte lindur e shëndetshme, por me kalimin kohës u prek nga infeksioni në rrugët e frymëmarrjes që i rrezikonte jetën. Ajo iu nënshtrua një transplanti në Great Ormond Street Hospital, Londër. Kurse veshkat ju dhuruan një të riu që dëshiron të mbetet anonim.

Sot prindërit e Theos dinë që një pjesë e fëmijës së tyre është ende gjallë. Të gjithë datëlindjet e festuara nga Imogen dhe djaloshi anonim do të jenë një lloj festimi i datëlindjes së Teos. Vogëlushi do të kujtohet gjithmonë si një hero i vërtetë./living/

Në trend Femra

Më shumë
Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu

Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu

Moda
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Keshilla Modë
Kjo nuancë e thonjve të Kylie Jenner duket fantastike nën efektin e diellit

Kjo nuancë e thonjve të Kylie Jenner duket fantastike nën efektin e diellit

Manikyr dhe pedikyr
Gjakderdhje e papritur pas përfundimit të periodave, mësoni arsyet

Gjakderdhje e papritur pas përfundimit të periodave, mësoni arsyet

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalkulatori për format e trupit

Kalkulatori për format e trupit

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Sa herë duhet të bëni seks për të mbetur shtatzënë?

Sa herë duhet të bëni seks për të mbetur shtatzënë?

Shtatzëna
Kalo në kategori