LAJMI I FUNDIT:

Fejzullahu me pozitë të re te Xamaxi

Fejzullahu me pozitë të re te Xamaxi

Arbnor Fejzullahu ka arritur ta bëjê hapin e tij të madh në karrierë.

Mbrojtësi i djatht shqiptar qëndroi për katër vite në Shqipëri te Partizani.


Ndërkohë gjatë verës Fejzullahu arriti t’i bind drejtuesit e klubit zviceran Xamax për kontratë.

Por Fejzullahu duket se do të ketë një pozitë tê re te Xamaxi.

Trajneri Michel Decastel ka thënë se po mendon ta vendos në mesfush shqiptarin nga Lugina.

“Fejzullahu më bindi në provën që zhvilloi te ne. Pashë menjëherë se ishte një lojtar i mirë në aspektin teknik”.

“Fatkeqësisht nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike pasi kishte mbaruar kampionatin në maj. Por unë mendova se me një përgatitje të mirë, mund të na ndihmonte shumë.

“Ai na u prezantua si mbrojtës krahu, unë e shoh më shumë si një mesfushor me tipare mbrojtëse. Mendoj se ka të gjitha karakteristikat për të luajtur në mesfushë, ka një vizion të mirë, luan mirë topin dhe ka qetësi”

“Arbnori ka cilësi të cilat janë teknike dhe taktike gjithashtu. Është agresiv dhe nuk e humb lehtë topin”, tregoi trajneri arsyet se pse nga tani e tutje mund të shohim Fejzullahun në një rol tjetër në fushën e lojës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori