LAJMI I FUNDIT:

Fejohet në mënyrë të papritur prezantuesja e njohur Floriana Garo! (Foto)

Fejohet në mënyrë të papritur prezantuesja e njohur Floriana Garo! (Foto)

Prezantuesja e njohur e emisionit “Jo vetëm modë” në TV Klan, Floriana Garo, ka befasuar të gjithë fansat, miqtë dhe opinionin me një lajm rreth statusit të saj.

Ajo ka treguar se së fundmi është fejuar me mashkullin që aktualisht ka në krah, emrin e të cilit nuk e bën ende të ditur, shkruan Telegrafi.


Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i përket privatësisë, ndaj dhe lajmi për fejesën e saj është pritur nga fansat si një rrufe në qiell të hapur.

Lajmin për këtë gjë, ish-missi, tani prezantuese Floriana Garo e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë të fejuarit, ndërsa në përshkrimin e fotografisë kumton lajmin për fejesën e saj.

“Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshëm të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur!” (sic.), shkruan Garo në Instagram.

Përndryshe, duket se çifti kanë kurorëzuar fejesën e tyre në një ceremoni krejtësisht private.

Kujtojmë që vite më parë, prezantuesja Garo ka qenë e fejuar me biznesmenin e njohur shqiptar Tedi Ngjela, dhe shkak i ndarjes thuhej të ishte xhelozia në çift. /Telegrafi/