LAJMI I FUNDIT:

”Feed your Brain” vjen në Tetovë (Foto)

”Feed your Brain” vjen në Tetovë (Foto)

”Lëvize gishtin” do të vazhdojë me tribunat motivuese me studentë nëpër qytetet e Maqedonisë. Më 27 mars, nga ora 12:00 do të mbahet ”Feed your Brain’‘ në Tetovë, pas organizimit të parë në Shkup para disa ditëve.

Visar Vishka – aktor, Sasho Macanoski-Trendo – kolumnist dhe Val Jusufi – Drejtoreshë ekzekutive e Leoron, e zgjedhur edhe si menaxhere e suksesshme për vitin 2015, në kategorinë femër do të jenë panelistë në eventin që do të organizohet në Tetovë.


Përmes një serie të fjalimeve motivuese të personaliteteve të suksesshme të Maqedonisë, nga jeta publike, sektori i biznesit, shëndetësisë dhe artit, studentët do të kenë mundësi që të marrin përgjigje direkte të temave që atyre u interesojnë.

Sipas shembullit të shumë eventeve botërorë në të cilët fjalime të tyre mbajnë njerëz që kanë çka të thonë, nga data 13 mars filloi akcioni “Feed Your Brain”, I realizuar nga marketing agjencioni “Eden na Eden” në kuadër të iniciativës “Lëvize gishtin”.

Ky event do të mbahet në Universitetin e Evropës Juglindore

Të gjithë të interesuarit për eventin e parë mund të paraqiten KËTU. /Telegrafi/