Federico Dimarco ka hyrë në histori në Serie A, pasi me 17 asistime ka vendosur rekord të ri për një mbrojtës, duke e kaluar Papu Gomez, i cili kishte ndalur te 16 asistime në sezonin 2019/20.

Ky është numri më i lartë i asistimeve nga një mbrojtës në Serie A që nga nisja e regjistrimit të statistikave në sezonin 2004/05.


Dimarco e arriti këtë shifër me një harkim të saktë në barazimin 2-2 të Interit në udhëtim te Torino.

Paraqitjet e tij këtë sezon konfirmojnë zhvillimin e Dimarcos në një profil modern, i cili kombinon sigurinë në fazën mbrojtëse me krosime dhe pasime vendimtare në sulm. Në fakt, ai aktualisht është edhe lider i Serie A për asistime, jo vetëm mes mbrojtësve.

Kontributi i Dimarcos po rezulton vendimtar në garën e Interit për titull, teksa skuadra vazhdon të mbetet në ritëm të lartë në kampionat./Telegrafi/

telegrafi sport app