LAJMI I FUNDIT:

Federata sindikale e shëndetësisë pezullon protestën e paraparë

Federata sindikale e shëndetësisë pezullon protestën e paraparë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar protestën e paraparë.

Në një njoftim për media kjo sindikatë shëndetësore thotë se pas komunikimit me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj përgjatë takimit të zhvilluar dje me datën 10.08.2020, i cili u zotua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen kanë pezulluar protestën.


‘Ai u zotua se për këtë ka marr edhe mbështetjen e Kryeministrit, si dhe pas Vendimit për ndalimin e Protestës nga ana e organeve të rendit, Këshilli Organizativ i Protestës duke i respektuar zotimet e Ministrit, institucioneve shtetërore të MPB-së si dhe shëndetin e popullatës merr vendim që të PEZULLOJË Protestën e paraparë me datë 12.08.2020 dhe ti hap rrugë dialogut social”, thuhet në komunikatë për media/ Telegrafi/.