LAJMI I FUNDIT:

FC Prishtina 01 vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve, mposht bindshëm Utleiran nga Norvegjia

FC Prishtina 01 vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve, mposht bindshëm Utleiran nga Norvegjia

Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina 01, ka shënuar fitore edhe ndaj Utleiras me rezultat 5-1 në ndeshjen e dytë të fazës paraeliminatore në Ligën e Kampionëve.

FC Prishtina 01 e nisi shumë mirë duke shënuar që në minutën e dytë me Ramadan Alajn, ndërsa nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë nga Halim Selmanaj.


Pjesa e parë u mbyll me golin e Malush Qerimit për 3-0.

Bardhëekaltërit shënuan dy herë edhe në pjesën e dytë me Drilon Maxharrajn dhe Ermir Kryeziun për ta dërguar rezultatin në 5-0.

Krejt çfarë bënë norvegjezët ishte një gol i shënuar në minutën e 33-të për rezultatin përfundimtar 5-1.

Me këtë fitore Prishtina ka siguruar të paktën vendin e dytë në Grupin D të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

FC Prishtina 01 e nis shkëlqyeshëm rrugëtimin evropian, fitore bindëse ndaj Isbjorninn
Lexo po ashtu FC Prishtina 01 e nis shkëlqyeshëm rrugëtimin evropian, fitore bindëse ndaj Isbjorninn

Pozita e parë në grup siguron avancimin në main raund të Ligës së Kampionëve, ndërsa kalimi tutje është i mundur edhe prej pozitës së dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori