LAJMI I FUNDIT:

FBI jep alarmin: Hacker-at gati aksionin për të zbrazur bankomatët, mund të ndodhë këtë fundjavë

FBI jep alarmin: Hacker-at gati aksionin për të zbrazur bankomatët, mund të ndodhë këtë fundjavë

FBI ka paralajmëruar bankat për një sulm nga hacker-at këtë fundjavë. Ata synojnë të vjedhin sasi të konsiderueshme parash duke sulmuar sistemet informatike të bankomatëve të cilët mund të çoroditen lehtë nga viruset.

FBI paralajmëron bankat se një rrjet hacker-ash do sulmojnë sistemin me synim zbrazjen e bankomatëve.

Sipas FBI, sulmi mund të nisë që këtë fundjavë dhe synojnë të vjedhin sasi të konsiderueshme parash duke sulmuar sistemet informatike të bankomatëve të cilët mund të çoroditen lehtë nga viruset.


Sipas FBI, hacker-at po përgatisin një operacion të quajtur “zbrazja e bankomatëve” dhe gjithçka mund të nisë duke nisur nga fundi i kësaj jave.

Agjentët federalë të SHBA tashmë i kanë paralajmëruar bankat, duke i vënë në dijeni ata për një ofensivë të mundshme “në ditët e ardhshme”.

Teknika e re që do përdorin hacker-at

Teknika që duhet të përdoret mendohet se është e re dhe do të kombinonte sulme informatike të sofistikuara me mashtrime të llojit të vjetër.

Nga njëra anë, hakerat nëpërmjet virusëve, përcjell Shqiptarja, do të çoroditnin sistemet informatike, duke kopjuar të dhënat e përdoruesve dhe duke eliminuar mekanizmat anti-mashtrim.

Në mënyrë të veçantë, mendohet se do të çaktivizohej kufizimi për tërheqjen ditore të parave, që është edhe pengesa kryesore për ata që kërkojnë të vjedhin sasi të mëdha parash.

Pasi të arrihej kjo, vjen vjedhja në rrugën klasike, nëpërmjet kartave të kreditit të klonuara apo me karta që kopjojnë të dhënat e të tjerave dhe nëpërmjet falsifikuesve mashtrojnë bankomatet.

Mendohet se sulmi informatik do të kryhet në fundjavë, kur edhe kontrolli i bankave është më i ulët dhe aftësia e tyre e reagimit është më e ngadaltë.

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori