LAJMI I FUNDIT:

Fazliu: Nuk jemi plotësisht të kënaqur me funksionimin e komunave

Fazliu: Nuk jemi plotësisht të kënaqur me funksionimin e komunave

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot u takua me koordinatoren e përhershme të OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rossana Dudziak.

Në takim, ministri Fazliu theksoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e gjatë që ka Ministria për vetëqeverisje lokale me UNDP-në, sidomos në zbatimin e procesit të decentralizimit. Koordinatorja e përhershme e OKB-së Dudziak tregoi interes të veçantë për prioritetet e Ministrisë për procesin e decentralizimit, kapaciteteve dhe resurset e komunave dhe mundësitë e tyre të zhvillimit.


Ministri Fazliu theksoi vendosmërinë e Qeverisë për përparimin e procesit të decentralizimit.

“Me përkushtim punohet në këtë plan dhe përmes projekteve që në këtë moment Ministria i realizon në bashkëpunim me UNDP-në, por ende nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur me funksionalitetin e komunave, kemi nevojë të mëtutjeshme të zhvillimit të kapaciteteve dhe resurseve, në mënyrë që komunat të marrin përgjegjësi të reja”, tha ministri Fazliu./Telegrafi/