LAJMI I FUNDIT:

Fazliji harron lëndimin, i gatshëm për ndeshjen me Suedinë

Fazliji harron lëndimin, i gatshëm për ndeshjen me Suedinë

Përfaqësuesja e Kosovës të dielën fillon kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.

“Dardanët” do të kenë punë të vështirë në Grupin B, ku në ndeshjen e parë takohen me Suedinë në “Fadil Vokrri”.


Lajm i mirë për Kosovën është se në dispozicion do t’a ketë qendërmbrojtësin e St.Gallenit, Betim Fazlijin, i cili kthehet pas një lëndimi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë 21-vjeçari përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Fazliji ka shkruar se pas një shqetësimi që kishte ditëve të fundit, tanimë është i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Suedisë.

“Pas problemit që pata me lëndim, tani jam i gatshëm për të dielën. Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojmë në rezultat pozitiv”, ka shkruar ylli i ri i Kosovës.

/Telegrafi/

Pas problemit që pata me lëndim, tani jam i gatshëm për të dielën. Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojmë në rezultat pozitiv. #BF #ForcaKosova ??

Posted by Betim Fazliji on Friday, March 26, 2021