LAJMI I FUNDIT:

Favoritet e para pranverore të vajzave të Mangos (Foto)

Favoritet e para pranverore të vajzave të Mangos (Foto)

Në modelimin e kombinimeve të para të veta, adhuruesit e modës, edhe një herë i janë kthyer koleksionit të brendit të tyre të preferuar, në mënyrë që brenda tij të gjejnë modelet më të mira pranverore.

Koleksioni pranveror i brendit Mango, klasikja e preferuar pranverore, është bashkuar me trendët më të rinj të modës.

Nga modelet klasike të disa siluetave të reja, nga paletat neutrale deri te ngjyrat e zjarrta të cilat i japin jetë çdo dollapi pranveror, Mango edhe një herë ka ofruar më të mirët nga trendët aktualë të modës.

Njësoj sikur shumica, vajzat e Mangos kanë vrapuar pas pjesëve trendi të gjithanshme, të cilat tashmë kanë gjetur vendin e vet brenda modeleve të para të tyre pranverore, transmeton Telegrafi.

Këmisha e bardhë dhe xhinset edhe këtë pranverë janë fillim i pashmangshëm i çdo gardërobe, e cila krijon atë kombinim më të gjithanshëm, njëkohësisht elegant dhe të rehatshëm, ndërsa mostrat me vija dhe me pika në koleksionin e ri të Mangos dhe në dollapin tuaj fusin frymë sharmi dhe krijojnë dukje shik të inspiruar me stilin francez.

Krahas klasikes trendi, vajzat e Mangos në kombinimet e tyre të para pranverore tashmë kanë shtuar edhe disa modele trendi.

Nga ngjyra pasteli dhe të zjarrta të cilat i kanë ngjyrosur koleksionet, kanë theksuar si një ndër trendët më të preferuar të sezonit deri te luksi i modeleve tepër të bukura të fustaneve.

Kombinimet e popullarizuara jo vetëm që theksojnë favoritet e para të Mangos, por edhe sjellin ide të shkëlqyeshme sesi t’i bartin, për ju i kemi ndarë në vazhdim.

A post shared by Catarina Almeida (@katawii) on Feb 25, 2018 at 1:52pm PST


 /Telegrafi/