LAJMI I FUNDIT:

Fauci befason me deklaratën e tij të fundit rreth origjinës së coronavirusit – mediat e quajnë “evolucion” të mendimit të tij

Fauci befason me deklaratën e tij të fundit rreth origjinës së coronavirusit – mediat e quajnë “evolucion” të mendimit të tij

Dr. Anthony Fauci thotë se ai nuk është “i bindur” se COVID-19 është i zhvilluar natyrshëm dhe bëri thirrje për një hetim të hapur mbi origjinën e virusit.

Dhe këtë vlerësim të tij, mediumi FoxNews e ka vlerësuar si “një evolucion në besimet e mjekut mbi origjinën e coronavirusit nga ato gjatë vitit të kaluar”.


“Ekziston ende një turbullirë rreth origjinës së COVID-19, kështu që unë doja të pyesja, a jeni akoma i sigurt se ai u zhvillua natyrshëm?”, e ka pyetur Katie Sanders e “PolitiFact”, ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive të vendit në një ngjarje.

“Jo në të vërtetë”, tha Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), në pamjet e ngjarjes, e cila u mbajt në fillim të këtij muaji, por që u mor parasysh nga shumica e mediave.

“Unë nuk jam i bindur për këtë, mendoj se duhet të vazhdojmë të hetojmë se çfarë ndodhi në Kinë derisa të vazhdojmë të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”, citohet të ketë thënë Fauci, përcjell Telegrafi.

“Sigurisht, njerëzit që e hetuan atë thonë se ka të ngjarë të ishte dalja nga një rezervuar kafshësh që infektonte atëherë individë, por mund të ketë qenë diçka tjetër dhe ne duhet ta zbulojmë atë. Pra, ju e dini, kjo është arsyeja pse thashë unë jam krejtësisht në favor të çdo hetimi që shikon origjinën e virusit”, ka vazhduar ai.

“A do të mund të thoni kategorikisht para këtij grupi që virusi COVID-19 nuk mund të ketë ndodhur me kalim serial në një laborator?”, e kishte pyetur senatori Rand Paul, Faucin, gjatë një seance dëgjimore të Senatit të martën e kaluar.

Dhe Fauci nuk e përjashtoi në mënyrë të qartë një mundësi të tillë: “Unë nuk kam ndonjë dhënë të asaj që kinezët mund të kenë bërë dhe unë jam plotësisht pro çdo hetimi të mëtejshëm të asaj që ndodhi në Kinë”, ka thënë ndër tjerash ai.

Ndryshe, zyrtarët e administratës Trump kanë argumentuar prej kohësh se ka shumë mundësi që COVID-19 të ishte rezultat i një rrjedhje laboratori.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi teorinë e rrjedhjes nga laboratori “jashtëzakonisht të pamundur” javën e kaluar, por edhe Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, shefi i OBSH-së, ka thënë që vlerësimi i ekipit hulumtues nëse virusi hyri në popullatën njerëzore pas një incidenti laboratorik nuk ishte “mjaft i gjerë” dhe kërkon hetim të mëtejshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori