LAJMI I FUNDIT:

Faton Ramadani: Ferat Shalës nuk i besohet, ja çfarë thotë kur ia përmendim Gjykatën Speciale (Video)

Faton Ramadani: Ferat Shalës nuk i besohet, ja çfarë thotë kur ia përmendim Gjykatën Speciale (Video)

Faton Ramadani, vëllai i të burgosurve në rastin “Kiçina”, Burim dhe Arsim Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Ferat Shalës, të bëra të martën (sonte) gjatë një interviste në një televizion.

Zëvendësministri Ferat Shala, sonte ka folur për herë të parë për akuzat që i janë bërë atij, duke e implikuar në vrasjen e familjes Hajra.


Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka treguar se familja Ramadani kishin kërkuar takim me të, para disa muajsh.

Ky takim sipas Shalës, fillimisht ishte thirrur si miqësor dhe për të kërkuar mbështetje për djemtë që janë në burg, të cilët pretendojnë se po mbahen pa faj, transmeton Indeksonline.

Më pas Shala ka rrëfyer se ata kishin deklaruar se posedonin një incizim në të cilin Shpresim Uka, pohon se Ferat Shala e kishte paguar një person për vrasjen e Hamzë Hajres dhe familjes së tij. Shala deklaron se ai kishte refuzuar të dëgjonte këtë xhirim dhe u kishte thënë atyre që për këtë gjë t’i drejtohen EULEX-it.

Mirëpo, të gjitha këto pohime të Shalës i hedh poshtë Faton Ramadani, i cili në llogarinë e tij në Facebook e ka shpërndarë edhe një video ku pretendon që dëgjohet zëri i Ferat Shalës.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Ngone çfarë thotë ktu Ferat Shala, kurse ne emision tha as nuk ka pranu te flas per mi ndihmu, krejt takimi ka qenë me na ndihmu qe mos me shku ne gjykatë speciale, ku ne heren e dytë jam taku ne restorantin Baron aty um tha spo muj e takoj Kadrinë, ku e kuptova qe spo tregon drejt dhe ateherë unë ja kam dergu sms se do i dergoj ne gjykatë Speciale inqizimet e Shpresim Ukes. Ne emision thotë se ju kam than shkoni ne Euleks, askund ne ate takim s’ka fol qe me shku per kete rast ne sistem te drejtesisë. Te gjitha keto i kane nderkombetaret dhe pikerisht ky emision do del se kti personi nuk i besohet”, (sic) ka shkruar Ramadani.

Ngone qfar thet ktu Ferat Shala,kurse ne emisjon tha as nuk kam pranu te flas per mi ndihmu,krejt takimi ka qen me na ndihmu qe mos me shku ne gjykat specjale,ku ne heren e dyt jam taku ne restorantin Baron atu um tha spo muj e takoj Kadrin,ku e kuptova qe spo tregon drejt dhe ateher un ja kum dergu sms se do i dergoj ne gjykat Specjale inqizimet e Shpresim Ukes.Ne emisjon thot se ju kum than shkoni ne Euleks ,askun ne ate takim ska fol qe me shku per ket rast ne sistem te drejtesis,te gjitha kto i kan nderkombtaret dhe pikrisht ky emisjon do del se kti personi nuk i besohet.

Posted by Faton Ramadani on Dienstag, 17. Mai 2016

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori