Portieri i Kukësit, Faton Maloku ka pësuar dëmtim në tendinë dhe rrezikonte të mos paraqitet për një kohë të gjatë, shkaku së dëmtimi është i rëndë. 

Portieri gjilanas gjatë ditës së hënë e ka mësuar se ka një këputje të tendinës dhe duhet t’i nënshtrohet një operimi.

Zakonisht riaftësimi pas një operacioni në tendinë zgjat 4-5 muaj.

Maloku nuk do jetë në dispozicion të Armando Cungut dhe Kukësit për fazat e mbetura të kampionatit.

Klubi sipas mediave shqiptare nuk do të futet në afatin kalimtar për të kërkuar portier të ri, pasi do të kërkojë ta gjejë brenda skuadrës.

Vendin e titullarit e mban Stivi Frashëri.

Maloku ishte transferuar në afatin kalimtar të verës te nënkampionët e Shqipërisë nga Feronikeli.

Ai kishte qëndruar si portier i dytë përgjatë gjithë kampionatit, ndërsa u aktivizua vetëm në dy ndeshje si titullar. /Telegrafi/