LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Besimi: Axhenda ambicioze reformuese do të sjellë norma afatgjate të rritjes

Fatmir Besimi: Axhenda ambicioze reformuese do të sjellë norma afatgjate të rritjes

Zbatimi i axhendës ambicioze reformuese është mënyra e duhur për rikthimin e normave afatgjate të rritjes në vend. Fokusi i politikës është orientuar në sigurimin e qëndrueshmërisë së financave publike, rezistencën ndaj goditjeve, tranzicionin e gjelbër, dixhitalizimin, vendosjen e zgjidhjeve inovative, përforcimin e kapitalit njerëzor, etj.

Prioritetet janë gjithashtu pjesë e përpjekjeve të vendit për t’u anëtarësuar në BE dhe për të siguruar standard më të mirë jetese për qytetarët dhe kushte më të lehta për biznesin.


Kjo u theksua gjatë takimeve të zhvilluara në kuadër të Takimeve pranverore të BB-së dhe FMN-së në Washington mes ministrit të Financave dhe nënkryetares së re të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani, si dhe drejtorin ekzekutiv të BB-së, Koen Davidse.

“Prioritetet që janë pjesë e axhendës reformuese të Qeverisë janë komplementare me programet që zbatojmë me përkrahësit tanë, BE-në, FMN-në dhe BB-në. Ato janë të ndërlidhur dhe kanë si qëllim përfundimtar sigurimin e rritjes inkluzive.

Strategjia aktuale me Bankën Botërore për periudhën 2019-2023 i kushtohet përkrahjes së infrastrukturës komunale, ndërtimit të rrugëve, modernizimit të bujqësisë, efikasitetit energjetike, reformave në sektorin social dhe arsimin fillor. Prioritetet që do të jenë pjesë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me Bankën Botërore do të përcaktohen në përputhje me rregullat tashmë të miratuara për matjen e rezultateve”, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ai shtoi se me reformën që zbatohet gjatë menaxhimit të financave publike, tashmë janë vendosur rregullat fiskale, të cilat i referohen nivelit të deficitit buxhetor dhe borxhit publik, si dhe indikatorët e performancës, përkatësisht, paratë të investohen aty ku arrihen rezultate më të mira. Ligji i Buxheteve tashmë është miratuar. Së bashku me Bankën Botërore po punohet në vendosjen e Sistemit të ri të integruar informativ – IFMIS, i cili është si rezultat i këtij ligji, si dhe në përforcimin e kapitalit njerëzor, me ç’rast është përgatitur Strategjia për zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Krizat me të cilat u ballafaquam në periudhën paraprake si kriza e virusit “Covid”, kriza energjetike dhe e çmimeve, sipas ministrit, detektuan dixhitalizimin, investimin në kapitalin njerëzor dhe energjinë elektrike si sfera në të cilat duhet të determinohen investimet, të cilat në fund do të tregojnë rezultate më të mira ekonomike.

Deri më tani, Banka Botërore në vend, ka siguruar përkrahje teknike dhe financiare në 65 projekte me vlerë prej mbi 2.8 miliardë dollarësh amerikanë. Aktualisht punohet mbi 9 projekte me vlerë prej 404 milionë dollarësh amerikanë.

Përkrahja në periudhën e ardhshme do të orientohet në zhvillimin e qëndrueshëm të komunave, cilësinë e ajrit, ekonominë dixhitale, si dhe përballimin e krizës energjetike.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, më herët ka zhvilluar takime me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Lee, drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Paul Hilbers, si dhe me drejtorin ekzekutiv alternativ, Luc Dresse. Gjatë vizitës në SHBA pati takime në selinë e OKB-së, si dhe me përfaqësuesite Thesarit të SHBA-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori