LAJMI I FUNDIT:

Fatime Fetai thotë se është kërcënuar për rastin “Titanik 3”: Do të jap dëshmi para Prokurorit Publik

Fatime Fetai thotë se është kërcënuar për rastin “Titanik 3”: Do të jap dëshmi para Prokurorit Publik

Prokurorja Fatime Fetai sot deklaroi se qëndron pas asaj që ka thënë dje në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 3”, se është kërcënuar në lidhje me këtë rast.

“Në lidhje me demantin e avokatit Mefail Arsllani, në të cilën përdor fjalor ofendues ndaj meje, theksoj se unë qëndroj pas asaj që thash dje se ka ndodhur. Me kërkesë të Gavrill Bubevsit, kam dhënë deklaratë për ngjarjen, për të cilën ai dëshiron të ngrit padi. Deklaratë do të jap edhe para Prokurorit Publik, i cili do të veprojë me padinë, nëse ftohem për një gjë të tillë. Për gjithë këtë ngjarje ka edhe një dëshmitarë tjetër, i cili gjithashtu ka dhënë deklaratë”, tha Fetai, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo tha se kërcënimet të cilat ka marrë, ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare “Mavrovka” në afërsi të vendit ku ajo edhe jeton. Fetai tha se kërcënimet i ka marrë në gjysmën e parë të muajit nëntor të vitit të kaluar.

“Për shkak se atë moment nuk kam qenë e sigurt për gjendjen psikike të kërcënuesit, kam menduar se nuk është e nevojshme të reagoj, në mënyrë që të mos i shkaktoj pasoja në karrierën e tij. Të njëjtin qëndrim e ka pasur edhe prokurori Gavrill Bubevski, i cili për këto arsye nuk ka ngritur padi në atë moment”.

“Gjithsesi, duke pasur parasysh sjelljen e avokatit Arsllani për këto ngjarje, prokurori Bubevsi ka paraqitur këtë rast për të cilin kam dhënë edhe deklaratë. Pas dëshmive për këtë vepër dhe zbardhjes së saj, sigurisht se ndaj avokatit Mefail Arsllani do të inicojë procedurë për shpifjet dhe ofendimet ndaj meje”, tha Fetai.

Ndryshe, dje gjatë seancës për rastin “Titanik 3” në të cilin të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, prokurorët Gavrill Bubevsi dhe Fatime Fetai njoftuan se janë kërcënuar në lidhje me këtë rast.

Ndërsa avokati i Alimit, Mefail Arsllani reagoi me shkrim ndaj këtyre deklaratave, duke thënë se janë të pavërteta dhe kërkoi nga Fatime Fetai që të kërkojë falje publike. Ai demantoi se ai ose klienti i tij i kanë kërcënuar prokurorët./Telegrafi/

Anulohet gjykimi për rastin “Titanik 3”, ka informacione për kërcënim të dëshmitarëve
Lexo po ashtu Anulohet gjykimi për rastin “Titanik 3”, ka informacione për kërcënim të dëshmitarëve