LAJMI I FUNDIT:

Anulohet gjykimi për rastin “Titanik 3”, ka informacione për kërcënim të dëshmitarëve

Anulohet gjykimi për rastin “Titanik 3”, ka informacione për kërcënim të dëshmitarëve

Në Gjykatën Penale në Shkup sot sërish është anuluar seanca për rastin e PSP-së “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar janë Ismet Guri dhe deputeti i BDI-së Ejup Alimi.

Gjykatësja Olja Ristova, tha se sërish me urgjencë nga Ministria e Drejtësisë do të kërkojnë që të sigurohet dëshmitari R.B, e cila jeton në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjykatësja tha se nuk janë bërë përpjekjet e nevojshme të organeve shtetërore. Gjykata obligoi PSP-në të bëjë përpjekje dhe ta sigurojë dëshmitarin, i cili konsiderohet si kyç në këtë procedurë.

Prokurorja Fatime Fetai tha se do të angazhohen që dëshmitarja (grua e martuar në Gjermani) të vijë dhe të dëshmojë në rastin “Titanik 3”.

Në seancën e kaluar PSP kërkoi që për shkak të mungesës së dëshmitarit, të lexohen deklaratat që ajo i ka dhënë para PSP-së gjatë procedurës parahetimore. Makfaks mëson se dëshmitarja e cila ndodhet në Gjermani ka marrë kërcënime për jetën e saj.

Seanca e radhës për rastin “Titanik 3” është caktuar për më 22 shkurt.

Në këtë lëndë të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

Sipas aktakuzës, Alimi dhe Guri me veprimet e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultat dhe kanë falsifikuar vullnetin e qytetarëve në Çair./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori