LAJMI I FUNDIT:

Fat në fatkeqësi për Ballkanin: Dinamo Zagrebi me katër mungesa në ndeshjen e së enjtes

Fat në fatkeqësi për Ballkanin: Dinamo Zagrebi me katër mungesa në ndeshjen e së enjtes

Të enjten në orën 18:45, Dinamo Zagrebi do të luajë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit.

Blutë mundën Astanën me rezultat 5-1 në ndeshjen e parë, ndërsa skuadra nga Suhareka ia vështirësoi Viktorija Plzenit fitoren minimale 1-0.


Kampioni kroat vjen në Prishtinë me shumë probleme. Blutë humbën ndaj Hajdukut në një derbi të madh të dielën dhe duket qartë se janë të tronditur mendërisht, por trajneri i Dinamos Sergej Jakiroviç ka probleme shumë më të mëdha për sa i përket stafeve të lojës.

Nga ftesa e Malit të Zi te përballja me Dinamon në Ligën e Konferencës dhe objektivat në kampionat - Edvin Kuc rrëfehet për të gjitha
Lexo po ashtu Nga ftesa e Malit të Zi te përballja me Dinamon në Ligën e Konferencës dhe objektivat në kampionat - Edvin Kuc rrëfehet për të gjitha

Stefan Ristovski dhe Dario Spikic nuk kanë mundur të luajnë kundër Hajdukut për shkak të lëndimeve, kështu që Jakiroviç nuk do të mund të llogarisë as të enjten.

Pavarësisht rrezikut, lojtari më i mirë i Dinamos, Bruno Petkoviç, kundër Hajdukut luajti pa trajtim, por zgjati vetëm 41 minuta.

Ilir Daja flet për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, në anën tjetër Ballkani njofton se tifozët mysafir do të mungojnë
Lexo po ashtu Ilir Daja flet për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, në anën tjetër Ballkani njofton se tifozët mysafir do të mungojnë

Ai nuk është këndellur nga lëndimi i muskujve, ndaj nuk do të vijë as në Prishtinë. Lajmet e këqija për Dinamon nuk mbarojnë me kaq, pasi në pikëpyetje të madhe është edhe Robert Ljubiçiq, i cili u sëmur dhe nuk është e sigurt se do të jetë në gjendje të performojë, raporton index.hr.

Ndaj Hajdukut, një goditje të sikletshme në gju ka marrë edhe Martin Baturina, por mjekët e Dinamos janë të bindur se nuk duhet të ketë asnjë problem dhe se mesfushori i ri i shkëlqyer do të mund të luajë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori