Si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike gjithnjë e më të theksuara, në zemër të qytetit Düsseldorf është ndërtuar një ndërtesë e pazakonshme: më shumë se 30.000 bimë e mbulojnë fasadën e objektit pesëkatësh afarist Kö-Bogen II
Bimët, kryesisht kacavjerrëse, janë vendosur në fasadë në formën e gardhit të gjallë i cili shtrihet në 8 kilometra nëpër muret e pjerrëta dhe kulmin e ndërtesës, të cilën e ka projektuar studio gjermane e arkitekturës Ingenhoven Architects, transmeton Telegrafi.
Pos bimëve, në fasadë është vendosur edhe sistemi për ujitje dhe drenazhim, mirëpo sipas projektuesve, pritet që fasada e gjelbër t’i kontribuojë pastrimit të ajrit sa edhe 80 trungje pemësh fletërënëse.
Pos dukjes atraktive, vegjetacioni në fasadë siguron edhe izolim më të mirë të ndërtesës, por i kontribuon edhe uljes së temperaturës së ajrit në ambientin e ndërtesës, gjë që është posaçërisht e rëndësishme për ambientet e qyteteve gjatë ditëve të ngrohta.
Për gjelbërimin e ndërtesës është zgjedhur shkoza e bardhë, bimë e cila është vendore, andaj vetvetiu është rezistuese dhe e përshtatshme për mirëmbajtje.
Bimët mbajnë fletët e tyre edhe gjatë dimrit, janë rezistuese ndaj goditjeve të erërave të forta, andaj probabiliteti i vogël është që të dëmtohen nga dëmtuesit, por kërkojnë vetëm dy deri në tri krasitje gjatë vitit.
Përveç objektit kompleks të hapësirave të zyrave gjendet edhe një objekt i vogël në formë trekëndëshi në të cilin janë vendosur restorantet dhe shitoret, kulmi i të cilave gjithashtu është i mbuluar me gjelbërim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Shenja që mban titullin e gruas më të mirë
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe