Seriali "Fara e Flliqt" rikthehet sërish këtë të premte, me shumë risi dhe ngjarje interesante.

Pjese e sezonit të ri do të jetë dhe aktori i mirënjohur për audiencën Armend Baloku me personazhin e tij Frrok Noci ku priten shume situata komike dhe interesante.


"Fara e Flliqt" fillon sezonin e katërt më 22 tetor këtë të premte dhe do vazhdojë me transmetimin e episodeve deri ne fillim te muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Seriali do të vazhdojë të transmetohet në televizionin Klan Kosova në ora 21:30 dhe ne kanalin zyrtar te "Fara e flliqt". /Telegrafi/