Fantastik Sturridge, Liverpooli në epërsi (Video)

Liverpooli ka kaluar në epërsi kundër Sevillas në finalen e Europa League që po zhvillohet në St. Jakob-Park në Basel.
Ishte duke u zhvilluar minuta e 35-të, kur Daniel Sturridge shënoi në rrjetin e ekipit kundërshtar.
Pas një kombinimi ndërmjet Firminos dhe Coutinhos, ky i fundit asistoi te anglezi, goditja e të cilit ishte fantastike. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































