Dua Lipa ka tronditur fansat teksa e gjeti veten të përfshirë në një ‘trekëndësh dashurie’ me yllin e Netflix, Aron Piper dhe këngëtaren angleze, FKA Twigs (Tahliah Debrett Barnett).

Krijuesja e hitit "New Rules", 26 vjeçare, ndezi thashethemet për një romancë kur u filmua duke kërcyer me Aron, 25 vjeçar, në një klub nate në Madrid, por vetëm një ditë më vonë, Twigs 34 vjeçare, publikoi një video duke e puthur me pasion aktorin e “Elite”.


Me të parë këtë, fansat shprehën tronditjen e tyre për situatën jo edhe aq të zakonshme, ndërkohë që u tha se mund të ishte për videoklipin e “Why Don't You Love Me” me protagonist në klip Piper.

58775537 10891967 New Rules Dua Lipa shocked fans as she found herself caught up i a 5 1654591090853 Foto: Screenshot/TikTok

“Dua Lipa dhe Aron Piper duke kërcyer së bashku?”, tha një përdorues i Twitter.

“Situata e Dua Lipës, Aron Piper dhe Fka Twigs është një episod i Elite”, tha një tjetër.

“Kjo Twigs, Dua dhe Aron është shumë e përzier”, shtoi tjetri.

58776245 10891967 image a 11 1654589721999 Foto: Screenshot/TikTok

Pretendimet se ky ‘trekëndësh’ lidhet me ndonjë reklamë apo promovim e shton më shumë fakti se Twigs është në një lidhje dashurie prej dy vitesh me Matty Healy.

Ndërkohë Dua besohet se është beqare pas ndarjes nga partneri i saj, modeli amerikan, Anwar Hadid.

@fkatwigs

Visit TikTok to discover videos!

Aron - i njohur më së shumti për rolin e tij në “Elite” të Netflix - nuk ka folur publikisht për jetën e tij të dashurisë.

Dua dhe Aron u fotografuan në disa momente intime në një klub nate në Madrid, pas performancës së këngëtares në kuadër të turneut “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

58775529 10891967 image a 3 1654589434381

58775533 10891967 image a 5 1654589439510

58775523 10891967 image a 6 1654589442890

58775517 10891967 image a 9 1654589530959

58775505 10891967 image a 14 1654589546282