LAJMI I FUNDIT:

Fanella më e madhe në botë

Fanella më e madhe në botë

Kompania nga Katari ka merituar një vend në librin e rekordeve Guinness pasi që ka krijuar fanellën më të madhe në botë.

Zyrtarët e Guinnessit të mërkurën në mbrëmje vërtetuan se fanella e krijuar nga kompania e Katarit “Qapco” është më e madhja në botë. Fanella është e gjatë 72.2 metra, e gjerë 48.7 metra ndërsa peshon gjashtë tonelata. Mbulon një sipërfaqe prej 3.516 metra katrorë dhe ka ngjyrat bardh e kuq.

Zbulimi i fanellës është vetëm një nga shumë ngjarje të përgatitura për të mbështetur kandidaturën e Katarit për organizimin e kampionatit botërorë të futbollit më 2022.

Rekordi paraprak ishte vendosur më 15 shtator në Afrikën e Jugut me shpalimin e dresit të gjatë 64 dhe të gjerë 43 metra. “Kjo është një mundësi e mirë që pjesa tjetër e botës ta njoh Katarin dhe rajonin, njerëzit dhe kulturën e tyre”, tha njëri nga udhëheqësit e kompanisë “Qapco” Mohammad Yousuf Al Mulla.


“Gulf Times” shkruan se kjo fanellë në të ardhmen do të zhvendoset në Muzeun e Arteve Islame. /Telegrafi/