LAJMI I FUNDIT:

Familjet më të pasura në botë: COVID-19 nuk i ka ndaluar shumë dinasti të shtojnë pasurinë

Familjet më të pasura në botë: COVID-19 nuk i ka ndaluar shumë dinasti të shtojnë pasurinë

Për herë të parë vendet ishin bosh në Bud Walton Arena, shtëpia e ekipit të basketbollit, Arkansas Razorbacks, të cilët çdo verë ishin mikpritës të familjes që as “vetë nuk e dinë se sa janë të pasur”.

COVID-19 ka prekur edhe Walmart Inc., duke anuluar festën e përvitshme të kompanisë që shet me pakicë. Janë larguar mijëra të punësuar, gjersa në festën tradicionale të shtruar nga Sam Walton, kanë munguar edhe mysafirët e zakontë – Katy Perry dhe Tom Cruise.

Por edhe pandemia nuk e ka ndaluar rritjen e pamëshirshme të pasurisë së tyre. Familja Walton janë më të pasur se kurrë, teksa shtuar 25 miliardë dollarë në pasurinë e tyre gjatë periudhës së fundit teksa llogaritet se janë të pasur 215 miliardë dollarë, raporton Bloomberg.

Vitet e investimeve në zinxhirin e furnizimit të Walmart dhe aftësitë e tregtisë elektronike patën një rritje të shitjeve në tremujorin e parë përkundër pandemisë globale.

Me kaq shumë para, ai mund t’iu dhuron nga një milion dollarë secilit prej 19,368 tifozëve në arenën Walton dhe akoma ka mjaftueshëm para për t’iu dhënë nga 90 mijë dollarë secilit prej 2.2 milionë bashkëpunëtorëve të Walmart. Pasuria e paparë e familjes është pothuajse 100 miliardë dollarë më shumë se klani i karameleve “Mars”, të cilët gjenden në vendin e dytë.

Klani Ozark nuk janë të vetmit që kanë përparuar këtë vit edhe se vlera e përgjithshme neto e 25 dinastive më të pasura të planetit është 1.4 trilion dollarë, transmeton Telegrafi.

Mukesh Ambani i Indisë ka tërhequr më shumë se 20 miliardë dollarë investime për platformat e tij dixhitale që nga prilli, duke e rritur pasurinë në kontinentin aziatik për 61 për qind.

Dinastia Oeri-Hoffmann e Zvicrës shtoi 24 për qind të pasurisë me aksionet e Roche Holding AG të rritura nga shitjet e testeve për COVID-19. Familja e Fidelity Johnson rriti pasurinë për nëntë miliardë dollarë këtë vit duke i ngritur shifrat në 46 miliardë dollarë.

Përqendrimi i fitimeve pasqyron renditjen e miliarderëve individualë, ku Jeff Bezos nuk hyn në këtë listë (i cili do të renditej i dyti), nuk kualifikohet pasi pasuria e tij është e gjeneratës së parë.

Në vitin 1953, gati një dekadë përpara se të hapte Walmartin e parë, Sam Walton ndau pasurinë në një partneritet dhe secilit prej katër fëmijëve iu dhuroi nga 20 për qind, duke e lënë pjesën e mbetur për veten dhe gruan e tij.

“Mënyra më e mirë për të ulur pagimin e taksave të pasurive është që pronat tuaja të shpërndahen para se ato të vlerësohen”, shpjegoi Sam në autobiografinë e tij. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori