LAJMI I FUNDIT:

Familjet e shqetësuara në Ekuador presin lajme për të dashurit e tyre, pas përleshjes në burg mes bandave ku u vranë 116 të burgosur

Familjet e shqetësuara në Ekuador presin lajme për të dashurit e tyre, pas përleshjes në burg mes bandave ku u vranë 116 të burgosur

Familjet në ankth janë mbledhur në një burg në Ekuador të cilin policia po përpiqet ta vë nën kontroll, pasi luftimet lanë të vdekur të paktën 116 të burgosur.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, beteja së pari shpërtheu të martën, me të burgosurit që përdornin eksplozivë dhe armë zjarri mbi njëri-tjetrin.


Familjet po kërkojnë lajme për të dashurit e tyre, por me disa viktima të ‘copëtuara’, identifikimi i trupave mund të zgjasë disa ditë.

Dhuna e lidhur me bandat është më e keqja në historinë e Ekuadorit.

Ajo që po ndodh brenda kompleksit të burgut Guayas, e njohur edhe si Litoral Penitentiary, është e paqartë.

Zyrtarët thanë të mërkurën se burgu ishte përsëri nën kontrollin e tyre, por herët të enjten fqinjët thanë se kishin dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh.

Menjëherë pas kësaj, policia tha se po dërgonte 400 oficerë përsëri për të “ruajtur rendin”. /Telegrafi/