“Po dua me pas një shenjë që me ditë dhe me i dërgu një lule…Jam ka dua me vdekur, pa e pas shenjën e djalit që me shku të varri tij”, rrëfen mes lotëve Naxhije Shehu, e cila e ka të zhdukur burrin dhe djalin që ende nuk i kishte mbushur 16 vjet.
Naxhije nga Krusha pret tash e 24 vjet me shpresën se do të gjendet qoftë edhe një shenjë e djalit dhe e burrit, të marrë nga forcat serbe. Ajo kërkon nga institucionet përgjegjëse të merren më shumë për personat e zhdukur.
Shehu tregon për momentin kur forcat serbe e ndan me të birin.
“Burrin edhe djalin i kam të zhdukur, që 24 vjet nuk po dihet ku janë…Na kanë tubuar (serbët) dhe na kanë thënë ja mbytenu në lumë, ja shkoni në Shqipëri. Gjithë rrugës kam hy në shtëpi të ndryshme me kërkuar ndihmë për djalin. Secilës shtëpi i thoja shkoni se na kanë ndal fëmijët”, rrëfen Shehu.
Mes tjerash, ajo tregon bisedën e fundit që kishte me të birin.
“Kam biseduar me djalin tim, i kam thënë hajde me nenën dhe e kam lut me vesh si qikë për mos me njohtë serbët e me marrë me veti, por nuk më dëgjoi djali. Më tha jo nënë, se gjithë këta këtu e unë me u vesh kështu si grua jo. Dhe i thash hajt me nënën”, tregon ajo mes lotësh.
Edhe Sara Krasniqi, e cila nuk di asgjë për fatin e disa familjarëve të saj, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.
“E kam të zhdukur gjyshin, tezën dhe dajën…Dhe shpresoj që qeveria do të punojë për të zbuluar fatin e tyre, mos t’i lenë gjithë këta njerëz me merak apo brengën brenda se ku i kanë familjarët e tyre…Është ndjenjë krenarie, por në të njëjtën kohë është edhe dhimbje që nuk dihet ku janë trupat dhe kur nuk është zbuluar fari i tyre për gjithë atë që kanë bërë për këtë tokë”, tha ajo.
Afife Latifi po ashtu familjare e tre personave të vrarë, shprehet krenare për gjakun e tyre që kanë dhënë për liri, porse kërkon nga institucionet të bëjnë më shumë për dëshmorët.
Latifi tregon bisedën e fundit që kishte me njërin nga vëllezërit, derisa thotë se e kishte ndjerë që nuk do ta shihte më.
“I kam tre vëllezër të vranë. Me 11 mars ma kanë vra burrin, me 26 i kanë vra edhe tre vëllezërit, kjo për motra shumë e rëndë. Kanë qenë të martuar, na kanë lënë djem e vajza…Ditën e fundit me 25 mars, kanë qenë vallai i dytë dhe i vogli, ai i dyti ka qëndruar me mua në oborr dhe kemi biseduar shumë. Më ka thënë mbase fëmijët e t’u nuk kanë me thirr babë, as fëmijët tanë nuk do na thërrasin neve. I përcolla deri në derë dhe thash me vetën time, kumedit a shihemi më. I kam thënë edhe hajde merreni nënën pasi ka qenë tek unë dhe më kanë thënë po, por prej aty nuk erdhën më”, thotë Latifi.
Kujtojmë se mëngjesin e 25 marsit të vitit 1999, forcat serbe kryen masakër në Krushë, duke lënë të vdekur 243 banorë. Nga ajo ditë, 63 persona nga Krusha janë akoma të zhdukur.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani kujton masakrën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjenocidal të Serbisë
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Në Klinikë punonin persona pa kontrata pune, Inspektorati ua ndalon hyrjen në Klinikën e Toksologjisë në Shkup
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit