LAJMI I FUNDIT:

​Familjarët kërkojnë drejtësi për masakrën e Rogovës

​Familjarët kërkojnë drejtësi për masakrën e Rogovës

Pranë varrezave të dëshmorëve në Rogovë të Hasit, tash e 23 vjet po derdhën shumë lot. Katër burra të familjes Morina u vranë më shumë se dy dekada më parë në këtë fshat. Në mëngjesin e hershëm të 29 janarit, paramilitarët serbë pasi e rrethuan fshatin, në shtëpinë e tyre, masakruan ata dhe me dhjetëra civilë tjerë shqiptarë. Familjarët kërkojnë drejtësi, ndërkaq thirrje u bëjnë institucioneve të vendit që të mos harrojnë gjakun dhe dhimbjen e familjarëve.

Babain e tij, Selmanin, më shumë e kujton nga ato çfarë i treguan familjarët. 25 vjeçari, Meriton Morina, rrëfen për masakrimin e babait të tij, i cili ishte në po këtë moshë që ai është tani. Për KosovaPress, ai thotë se e ka shumë të vështirë të rritet pa prind.


“Është shumë e vështirë me jetu pa prind. Me kalimin e viteve, dhimbja bëhet edhe më e madhe, nuk zvogëlohet asnjëherë… I kanë marrë prej oborrit në oborrin e fqinjit edhe i kanë vrarë e masakruar bashkë me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kombin e kuq që veç dihet janë masakruar bashkë”, thotë ai.

Meritoni ka një thirrje edhe për institucionet, ku lutet që një ditë të vendoset drejtësi.

“Thirrja është që të punohet sa më shumë që të zbardhen krimet që me u dënu kryerësit. Edhe pse një drejtësi e vonuar nuk është kurrë drejtësi, por se paku të na lehtësojë dhimbjen”, shton Morina.

Përveç Selmanit, nënë Zarifes ia masakruan edhe dy djem të tjerë dhe bashkëshortin.

“Familja jem, baba e tre djem janë masakruar, janë dëmtuar, gjaku i tyre shumë i rënë ka qenë. Dhimbja e tyre shumë e madhe ka qenë. Sot e 23 vjet, qasi dhimbje është për neve, nuk na hiqet. Mos ta humbin këtë gjak, le ta qesin në selamet nëse duan të ecin përpara. Edhe burrat që kanë luftuar natë e ditë në shi e borë. E le të dinë që kanë lënë jetima e kemi rrit jetimë dhe kemi vuajtur deri sot. Qeveritarët mos të harrojnë kush ka dhënë dhimta të mëdha e kush u pre”, shprehet ajo.

Lule pranë varrit të babait të tij, vendosi edhe djali i dëshmorit, Zyber Shala. Petriti thotë se 23 vjet më parë kur u vra babai i tij, ai ishte jashtë vendit.

“Ne çdo herë vijmë për kujtime, këta janë dëshmorët që dhanë më të shtrenjtën, jetën. Unë nuk kam qenë këtu, kam qenë jashtë, shumë e kemi përjetuar keq”, tregon Shala.

Në mëngjesin e 29 janarit forcat kriminale serbe në Rogovë në shtëpitë e tyre masakrojnë: Rrustem Morinën me tre djemtë Selmanin, Nysretin dhe Mehmetin, pastaj Ibrahim Kryeziun, Adem, Rifat dhe Zyber Shalën. Në mesin e të masakruarve ka pasur edhe invalidë dhe 16 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori