LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e të pagjeturve largohen nga mbledhja, nuk duan ta dëgjojnë Natasha Kandiqin

Familjarët e të pagjeturve largohen nga mbledhja, nuk duan ta dëgjojnë Natasha Kandiqin

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka mbajtur tryezë me temën “Afër dy dekada e gjysmë pas luftës, cili është fati i personave të pagjetur”.

E pranishme në këtë tryezë ishte aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq. Por prezenca e saj irritoi kryetarët e shoqatave për persona të zhdukur, të cilët lëshuan sallën.


Gjatë fjalimit të saj, kryetarët e shoqatave nuk deshën ta dëgjojnë, duke u larguar nga salla.

Sipas tyre, prezenca e saj në këtë mbledhje ishte e panevojshme.

“Kur flasim për vitin 1998 deri më qershor 99, kemi 1080 të zhdukur shqiptarë. Ky është rezultati që kanë qenë të zënë, pastaj ata që janë të vrarë. Por nuk kemi mbetje të tyre dhe kanë humbur çdo gjurmë të tyre. Ajo çfarë ka ndodhur pas qershorit, kemi që janë zhdukur 327 serbë, romë, boshnjakë, goranë dhe që janë zhdukur 38 shqiptarë. Krejt këto të dhëna tregojnë se sa në fakt viti 1998 ka qenë i tmerrshëm. Përmbi 950 varreza masive janë gjetur, kjo do të thotë që kemi të bëjmë me krime masive”, ka thënë Kandiq, transmeton KP.

Më tej, ajo tha se është e rëndësishme që të ketë një komision të ekspertëve, me qëllim të zbardhjes së personave të zhdukur.

“Ka shumë raste individuale të zhdukjes së mbetjeve mortore. Kjo nuk është e thjeshtë, qe tregon se duhet të bëjmë hulumtimin për secilën viktimë një nga një. Gjykatat deri më tani nuk janë marrë me personat e zhdukur. Sipas njohurive të mia është vetëm me një rast dhe nuk është rast nga Kosova”, shtoi ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se ende ka numër të madh të personave, për të cilët nuk dihet fati i tyre.

“Është e rëndësishme të dihet se çfarë ka ndodhur me ta, por në të njëjtën kohë se çfarë kanë bërë familjarët gjatë gjithë kësaj kohe. Si Kuvend, duhet ta luajmë një rol me aktiv në këtë çështje. Jo vetëm për të kontribuar Qeverinë dhe mekanizmat e tjerë, por çfarë mund të bëjmë specifikisht në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori