LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e të dëmtuarve të “Llaskarcës” me akuza të reja: Shihet se procesi gjyqësor është skenar

Familjarët e të dëmtuarve të “Llaskarcës” me akuza të reja: Shihet se procesi gjyqësor është skenar

Ajo nga e cila frikësohemi dhe kemi dyshime për mënyrën e zhvillimit të këtij procesi gjyqësor u vërtetua, po realizohet. Nga aeroplan shihet se ky është një skenar dhe ideja e ekspertëve të sotëm, tha Bllagojçe Tërpevski, babai i të ndjerit, Jovica Tërpevski në aksidentin afër Llaskarcës, pas shtyrjes së sotme të seancës pasi që eksperti Zekiria Zekiri nuk u paraqit në gjykim. Tërpçevski tha se shpreson që të enjten, për kur është caktuar seanca e ardhshme, eksperti do të jetë i pranishëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit.

“Ky person ekspert ka treguar në dy seancat e kaluara se nuk di t’u përgjigjet pyetjeve më elementare të prokurorisë. Ai kurrë në jetën e tij nuk kishte pasur një lëndë të këtillë për t’ia bërë ekspertizën. Ka dy vjet që ka licencën e ekspertit, nuk di të lexojë shirita tahografi, pra si mund të besojmë ne të dëmtuarit se ekspertiza e bërë nga Byroja dhe ai person ekspert është mbështetur dhe është bërë profesionalisht”, ka shtuar ai.


Sipas Tërpçevskit, mosardhja e dëshmitarit tregon se po blihet kohë me qëllim që ky proces të vonohet dhe ai të mos pyetet më tej nga ana e Prokurorit. Siç informoi Këshilli Gjyqësor, eksperti Zekirja Zekiri, përmes anëtarëve të tjerë të ekipit që e përgatiti superekspertizën, ka njoftuar se për shkaqe shëndetësore nuk do të vijë në seancën gjyqësore të caktuar për sot.

Prokurori publik Darko Jakimovski, kërkoi nga gjykata që të shtyhet seanca e sotme për shkak se, siç tha, koncepti i hetimit bazohet pikërisht në dëshmimin e ekspertit konkret pas çka gjykata mori vendim që seanca e sotme gjyqësore të shtyhet. Në debatin paraprak, prokurori publik Darko Jakimovski e morri në pyetje ekspertin Zekirja Zekiri për rrethanat e konfirmuara në superkepsrtizë. Superekspertiza e urdhëruar nga Gjykata në dhjetor 2021 është refuzuar nga fakultetet shtetërore, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ose nuk kanë qenë kompetentë për të. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë e Ekspertizës Ligjore, e cila ka mundësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë superekspertizë. Superekspertiza mbërriti në Gjykatën Penale në dhjetor. Më pas ka pasur fillim formal të procesit, pas çka ka filluar dëgjimi i ekspertëve që kanë përgatitur raportin e superekspertizën.

Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, që ka ndodhur më 13 shkurt 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të lënduar rëndë mbi 30, janë Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në firmë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski. Procesin gjyqësor për aksidentin që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokuror publik, Darko Jakimovski./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori