eksperti ad

Një kolonë e gjatë automjetesh me familjarë dhe makina funeralesh kanë hyrë në këtë kohë në kufirin në Hanin e Elezit.

Ekipi i KTV-së në kufi ka parë shpërthimin emocional të familjarëve që po prisnin në territorin e Kosovës.


Rreth 100 persona kanë qëndruar deri në atë kohë për të përcjellë hyrjen e kufomave në Kosovë, transmeton koha.net.

Kortezhi është përcjellë nga Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Trupat janë dërguar në këtë institut për një ekzaminim të ri.