LAJMI I FUNDIT:

Familja ndan çmimin e llotarisë prej 1 milion dollarësh nga çorapet e dhuratave të Krishtlindjeve

Familja ndan çmimin e llotarisë prej 1 milion dollarësh nga çorapet e dhuratave të Krishtlindjeve

Një familje nga Virxhinia e ka ndarë një xhekpot prej 921,850 eurove (1 milion dollarësh) të lotarisë pasi një biletë e Lotarisë së Milionerit të Vitit të Ri, e blerë si dhuratë për t’u vendosur në çorapen e dhuratave, doli të ishte një biletë fituese e çmimit të madh.

Jennifer Wanamaker nga Chesterfield County u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias se ajo bleu disa bileta të Lotarisë së Milionerit të Vitit të Ri nga dyqani Wegman’s në Midlothian dhe i vendosi në çorapet e dhuratave të Krishtlindjeve të familjes së saj.

Bileta e vendosur në çorapen e dhuratave për vajzën e saj, Caitlin, doli të ishte një fituese prej 921,850 eurove (1 milion dollarësh) në lotarinë e Vitit të Ri, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“Është surreale”, u tha Caitlin zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias. “Është një fillim i mrekullueshëm për vitin e ri!”

Caitlin tha se do ta ndajë çmimin prej 921,850 eurove (1 milion dollarësh) me prindërit e saj, Jennifer dhe Patrick, dhe motrën e saj binjake, Alison.

“Nëse një person fiton, ne të gjithë fitojmë”, tha Patrick.

Caitlin dhe Alison janë të dyja duke studiuar infermierinë në kolegj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Kafshimi nga leopardi (Video)

Kafshimi nga leopardi (Video)

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
Kalo në kategori