LAJMI I FUNDIT:

Familja Kolusha kërkon ndihmë për shërimin e familjares, shteti s’ka më para për këtë kategori të pacientëve

Familja Kolusha kërkon ndihmë për shërimin e familjares, shteti s’ka më para për këtë kategori të pacientëve

Janë të shumtë ata pacientë që nuk mund të trajtohen në Kosovë dhe kërkojnë ndihmë për trajtim jashtë vendit, Fondi për Sigurime Shëndetësore thotë se buxheti tashmë është shpenzuar por që sipas tyre janë përkrahur qindra pacientë. Ndërsa familja Kolusha nga fshati Llutogllavë e Pejës thonë të jenë në hall të madh me sëmundjen e familjares së tyre që nuk ka trajtim në Kosovë.

Që nga muaji korrik i këtij viti Ujkije Kolusha 49 vjeçare, nëna e Dafina Kolushës nga fshati Lutogllavë në komunën e Pejës ka filluar të ketë probleme shëndetësore.


“Ka humb shumë gjak. Ka marrë doza gjaku në Pejë e pastaj edhe në Prishtinë. Ka pasur shumë lodhje, u zbehke shumë. Kur e bëmë biopsinë në Prishtinë nuk gjeten asgjë, pastaj e dërguam në Maqedoni atje e bënë prapë biopsi dhe e zbuluan se ka problem me palcën kockore. Merrte gjak dhe deri vonë kemi vazhdua me analiza dhe na kanë thënë se nuk e ka leukemi akute. Por një ditë mami u lodh shumë dhe e dërguam prapë në Pejë, Peja e dërgoi në Prishtinë, prapë bëmë  analiza dhe u vërtetua se mami e kishte leukeminë akute”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Dafina Kolusha.

Dafina thotë se shuma për trajtimin e nënës së saj është 150 mije euro dhe është e papërballueshme, teksa 30 mijë euro janë ndihmuar nga Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Pas kërkesave të shumta, ky Fond thotë se i gjithë buxheti prej 8 milionë eurove, tashmë është shpenzuar.

“Fondi vjetor apo buxheti historik i ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për programin për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike është ndarë 6 milion euro, me rishikim të buxhetit janë nda edhe 2 milion ndërsa deri më tani është shpenzuar i gjithë buxheti i dedikuar për trajtime jashtë institucioneve shëndetësore publike”, thuhet në përgjigjen e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Familja Kolusha në pamundësi për të mbuluar shpenzimet e trajtimit të familjares së tyre, bëjnë apel te qytetarët që t’i ndihmojnë ata. Për shkak të pamundësisë për trajtim shumë qytetarë të Kosovës kërkojnë trajtim jashtë vendit. Vetëm gjatë vitit 2020 në FSSH kanë aplikuar 926 pacientë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori