LAJMI I FUNDIT:

Familja Hyseni konteston raportin e QKUK-së dhe kërkon sqarime për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni

Familja Hyseni konteston raportin e QKUK-së dhe kërkon sqarime për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni

Familja e të ndjerit Avni Hyseni i ka quajtur të pavërteta dëshmitë e prezantuara përmes një kumtese nga Kolegjiumi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv të QKUK, lidhur me vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë në orët e mbrëmjes të datës 31.12.2018, teksa po trajtohej në këtë klinikë.

Në reagimin e Adnan Hysenit, vëllait të ndjerit Avni Hyseni, thuhet se “ne si familje kërkojmë që QKUK të jetë më e qartë e veçanerisht kur thonë se mjekëve ju lejohet që t’i heqin aparatet pacientit pa njoftim të familjes së vetë pacientit. Pra unë si vëlla i Avnisë kërkoj sqarim se cili ligj, apo cili nen, ose kod ua lejon mjekeve kët veprim”.


QKUK jep detaje për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni
Lexo po ashtu QKUK jep detaje për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni

Reagimi i plotë i familjes Hyseni:

“Pas asaj qe eshte pa sot ne portale familja e Avni Hysenit reagon.

Se pari bejm pyetje publike drejtuar QKUK !

1. PSE E SHKARKUAT NAIM KUQIN cila ke aryesja e vendimit tuaj.

2. Cili ligj, kod apo nen e lejon heqjen e aparatave nga pacienti Avni Hyseni pa njoftim te familjes.
Familja e Avni Hysenit pas asaj qe eshte pa sot ne portale si nje deklarat per media nga Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv se gjdo gje ka shku ne rregull ne rastin e Avni Hysenit ne si familje kerkojm qe QKUK te jet me e qart e veqanerisht kur thon se mjekeve ju lejohet qe ti heqin aparatat paicientit pa njoftim te familjes se vet pacientit, pra un si vlla i Avnis kerkoj sqarim se cili LIGJ apo cili NEN ose KOD jau lejon mjekeve ket veprim dhe jo vetem per mu por edhe per opinionin e gjer sepse jan deklarata publike nga institucioni publik siq eshte QKUK.
Kjo deklarat e dhen nga Klinika e Anesteziologjis dhe Mjekimit Intenziv eshte dekrarat e pavertet dhe un edhe sot e shtun 19.12.2019 e perseris qe me kete rast do merret Prekuroria e Shtetit dhe do e vertetojn gjdo gje sepse kjo deklarat bjen ne kundershtim me vendimet e vet QKUK per shkartim te NAIM Kuqit si shef i repartit te Intenzives, pra ne si familje pyesim QKUK pse u shkarku NAIM KUQI mbase simbas Klinikes se Anesteziologjis dhe Mjekimit Intenziv ka qen ne rregull gjdo gje.

Të gjitha lajmet nga Avni Hyseni
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Avni Hyseni

Gjithashtu un Adnan Hyseni e them me pergjegjesi te plot se eshte e vertet qe kam insistu me marr nje kopje te dokumentacionit te vllaut se Dr Naim Kuqi si shef i intenzives dhe Argeta Gecaj – Gashi si doktoresh kujdestare nuk ka dasht me i jep kur i kam njoftu se do bej padi ne Prekurori, nuk eshte e vertet se un kam shkaktu dhun ne repartin intenziv me daten 10.01.2019 dhe per kete do e vertetojn kamerat e vet repartit te intenzives siq edhe vet Policia te cilet kan qen prezenc e qe do kerkohet edhe deklaratat e tyre ne Prekurori sepse edhe vet policet (4 persona) e ka pa se un kam te drejten e marrjes se nje kopje te dokomentacionit dhe per kete prap jan kamerat qe do e verifikojn.

Un, Adnan Hyseni at qe e kam deklaru publikisht ne RTV Dukagjin i rri mbas deri sa te vdes siq edhe do luftoj deri ne fund. E gjitha do deshmohet ne Prekurori kurdo qe do filloj ky rast per ta ndriqu ne teresi sepse edhe vet shteti e ka obligim ndriqimin e rastit te ish ushtarit te UÇK-se dhe UÇPMB Avni Hyseni” (sic.), ka shkruar Adnan Hyseni, vëlla i ish-luftëtarit Avni Hyseni, tashmë të ndjerë. /Telegrafi/