LAJMI I FUNDIT:

Familja Elshani nga Drenasi mohon përfshirjen e djalit të tyre në sulm terrorist kundër Haradinajt

Familja Elshani nga Drenasi mohon përfshirjen e djalit të tyre në sulm terrorist kundër Haradinajt

Betejën për drejtësi e ka nisur familja Elshani nga Drenasi. Ata po mohojnë akuzat e Prokurorisë se djali i tyre ka përgatitur sulm terrorist ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dyshimet për të nisën pas një postimi në Facebook. Bledart Elshani i cili dyshohet se e kërcënoi kryeministrin Ramush Haradinaj u arrestua nga policia kundër terrorizmit me urdhër të Prokurorisë Speciale gjatë mbrëmjes së të premtes në shtëpinë e tij.

“I kanë gjet një telefon dhe disa të dhëna ku shihet një përgatitje e aktit terrorist kundër kryeministrit të Republikës së Kosovës”, tha Sylë Hoxha, prokuror i Prokurorisë Speciale.

Atij i është gjetur edhe një thikë e ashtuquajtur ‘luftëtare’ e cila është përdorur si një ndër provat për arrestimin e tij.

Prokuroria Speciale i cakton 30 ditë paraburgim personit që e kërcënoi kryeministrin Haradinaj
Lexo po ashtu Prokuroria Speciale i cakton 30 ditë paraburgim personit që e kërcënoi kryeministrin Haradinaj

Prokurori Hoxha thotë se disponojnë edhe videomateriale që mbështesin pretendimet e akuzës por këtë e mohojnë familjarët e Bledartit.

“I kanë kryer bastisjet edhe kanë ecë. Në shtëpi s’kanë gjet sen” , tha për Klan Kosovës, Blerim Elshani, babai i të dyshuarit.

Madje sipas babait të tij edhe nëse i kanë gjetur armën e ftohtë atë e ka përdorur për tu mbrojtur nga kafshët e fshatit.

‘Djali jem u falë qysh falen krejt hoxhallarët’, shtoi ai, raporton klankosova.

Për këtë pajtohen edhe bashkëfshatarët në Baicë të Drenasit.

Edhe sipas hoxhës së fshatit Bledart Elshani nuk ka bërë asnjëherë probleme.

Sidoqoftë Departamenti i Krimeve të rënda pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka caktuar atij masën e paraburgimit prej 30 ditësh derisa po hetohet edhe për ndonjë bashkëpunëtor të mundshëm të tij.

Ndërkaq kryeministrit Ramush Haradinaj nuk i ishte ofruar mbrojtje shtesë nga kërcënimet.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori