LAJMI I FUNDIT:

Familja e Shaban Shalës: Si Jakup Krasniqi, edhe Shabani ishte i burgosur politik – por, ky e priti Adem Jasharin në konak

Familja e Shaban Shalës: Si Jakup Krasniqi, edhe Shabani ishte i burgosur politik – por, ky e priti Adem Jasharin në konak

Familja e Shaban Shalës ka reaguar ndaj deklaratave të Milaim Zekës rreth debatit të tij me kryetarin e ri te Drenasit, Ramiz Lladrovci. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë.

“Sqarim për opinionin publik rreth arsyetimit të Milaim Zekës për mos qëndrim të komandantit legjendar Adem Jashari me shokë në konak të Jakup Krasniqi.


Zeka: Rifat Jashari i kishte thënë Azem Sylës se ai e rrethi i tij janë fajtorë sa Millosheviqi për vrasjen e Jasharëve (Video)
Lexo po ashtu Zeka: Rifat Jashari i kishte thënë Azem Sylës se ai e rrethi i tij janë fajtorë sa Millosheviqi për vrasjen e Jasharëve (Video)

Milaim Zeka kur e ‘arsyeton’ Jakup Krasniqin me mos mbajtjen në konak të Adem Jasharin me shokë sikur nuk është në dijeni se ai që pranoi grupin e Adem Jasharit me shokë, Shaban Shala, ka qenë po ashtu i burgosur politik dhe ka ndarë qelinë e burgut bashkë me Jakupin. Por, Milaim Zeka, për qëllime që vetëm ai i di, gjithmonë e ke anashkaluar kontributin e Shaban Shalës dhe familjes së tij në kontributin dhe sakrificën e pastër si loti Shalës për çështjen kombëtare.

Krasniqi: Hashimi, Kadriu dhe Rexhep Selimi s’e kanë pajisur me armë Fehmi Lladrovcin (Video)
Lexo po ashtu Krasniqi: Hashimi, Kadriu dhe Rexhep Selimi s’e kanë pajisur me armë Fehmi Lladrovcin (Video)

Sa për dijeninë tënde, Shaban Shala ka qenë i përndjekur nga UDB -ja me shume se disa të tjerë që t’i përmend në emisionet e tua. Shaban Shala e ka pranuar në konak Adem Jasharin me shokë me shumë se një muaj, pa llogaritur pasojat personale dhe të komplet familjes. Shabani ka hapur derën me ato kushte që kishim. I kemi mbajtur dhe i kemi përcjell shendosh e mire nga konaku jonë diku mbase një muaji Legjendarin Adem Jasharin me shokë!

Por, UDB-ja s’ka mundur të na ndalë. Si familje kemi qëndruar vigjilent e të gatshëm për çdo sakrificë që e ka kërkuar koha, e nuk kemi gjetur arsyetime si disa. Por, ja që sot pas 25 vitesh doli e vërteta se Jakup Krasniqi ka mbajt Legjendën Adem Jasharin hiç me shumë se dy orë ne shtëpinë e tij. E, ne si familje sot jemi krenarë që në kohën më të vështirë i jemi gjendur dhe i kemi hapur derën dhe i kemi ofruar bukë, kripë e besë Legjendës Adem Jasharit me shokë”, thuhet në reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori