LAJMI I FUNDIT:

Familja e mllefosur rrah brutalisht mjekun, gjithçka ndodhi për shkak të mungesës së oksigjenit për të prekurit me COVID-19 në Indi

Familja e mllefosur rrah brutalisht mjekun, gjithçka ndodhi për shkak të mungesës së oksigjenit për të prekurit me COVID-19 në Indi

Njëzet anëtarë të një familje kanë sulmuar një mjek në Indi, gjithçka ndodhi para spitalit – kur një familjar i tyre ndërroi jetë nën dyshimin për shkak të mungesës së oksigjenit.

Kujtojmë që India është goditur nga një valë e fuqishme e coronavirusit, ku prej gjashtë ditësh me radhë po regjistrohen mbi 300 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, transmeton Telegrafi.


E ekspertët besojnë se numri i të vdekurve është dukshëm më i madh sesa ai zyrtar, që thuhet se janë 2 mijë në ditë. Në anën tjetër spitalet janë stërmbushur – ku familjarët po bëjnë të pamundurën të sigurojnë oksigjen për më të dashurit e tyre.

Në këtë vend është raportuar për mungesë të madhe të bombolave me oksigjen, e disa persona kishin humbur durimin duke pritur ndonjë lajm për më të dashurit e tyre – sa që në një moment sulmuan mjekun 25-vjeç Sidanta Totla që ishte munduar të ndihmojë një burrë 65-vjeç, që ishte në autoambulancë dhe e kishin nisur për në spital.

Siç raporton Mirror, familja tashmë të vdekurit, e kishte goditur mjekun me grushta e shqelma e objekte të ndryshme – deri te shufrat e metalta. Ata besojnë se burri ndërroi jetë si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Megjithatë, mjeku pretendon se pacienti kishte vdekur para se të pranohej në spitalin e Puneut të Indisë. Për këtë rast ishte raportuar edhe dje, ndërsa sot janë publikuar pamjet kur familjarët e mllefosur i vërsulen mjekut – duke mos zgjedhur mjete me të cilat e godisnin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori