LAJMI I FUNDIT:

Familja Bytyqi nga Drenasi kujdeset për 12 mijë zogj pule

Familja Bytyqi nga Drenasi kujdeset për 12 mijë zogj pule

Stina më e ngarkuar për Familjen Bytyçi është ajo e pranverës sepse në këtë kohë fillojnë të mbjellat.

Ata kujdesen që nga kulturat bujqësore kujdesen që asgjë të mos iu mungojë.

Ata thotë se fshati Krajkovë në Drenas ku jetojnë ka potenciale mjaft të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe tokë shumë pjellore.

“Ne si familje prej një kohe të gjatë jemi marrë me bujqësi. Çdo rendiment që del nga gruri apo misri e përdorim për të ushqyer shpezët. Nuk është shumë e vështirë pasi për dikë që dëshiron punën gjërat bëhen të lehta”, deklaron Xhemalj Bytyqi për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se 15 hektarë tokë i kanë të mbjellë me grurë ndërsa një pjesë të madhe të tokave Xhemajli thotë se i ka marrë me qira nga bashkëfshatarët, për të cilët është mirënjohës.

Jo vetëm Xhemajli por e gjithë familja punojnë me punë të bujqësisë dhe shpeztari.

Afërdita Bytyqi më së shumti kujdeset për zogjtë të cilët i ka me shumicë.

“Kemi filluar me 6 mijë dhe kemi arritur deri në 20 mijë. Por tash kemi filluar shitjen dhe aktualisht kemi 12 mijë. Shitja do të vazhdojë pasi kërkojnë koncentratë ndërsa rreth 6 mijë do t’i mbajmë për vete për të siguruar vezët e mishin”, tregon Afërdita Bytyqi.

Afërdita thotë se rritja e zogjve kërkon punë dhe angazhim të madh, por falë punës së komplet familjes ja dalin mirë./Telegrafi/