LAJMI I FUNDIT:

Falsifikon rreth 4 mijë euro, kapet nga policia

Falsifikon rreth 4 mijë euro, kapet nga policia

Rreth orës 14:00, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (NJRHKEK–Prishtinë), me kërkesë të Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve (DHTN), ka ndërmarr një operacion kontrolli (bastisjeje) të një e shtëpie të banimit dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit (B.SH.) e cila gjendet në fshatin Sllatinë e Madhe – Fushë Kosovë.

Gjatë kontrollit (bastisjes) të shtëpisë (konkretisht në dhomën e fjetjes në shtëpinë e personit të dyshuar), Policia ka hasur në një sasi të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në total prej: Tremijë e tetëqind e tridhjetë Euro (3830 €), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.


Po ashtu në vendin e ngjarjes janë hasur edhe gjësende tjera si:

– Një pajisje për ngjitjen e shiritave të parave (User Manual Tipper Machine)

– Shirita të kartëmonedhave 50€,

– Shirita të kartëmonedhave 100€,

– Një sasi e shenjave të sigurisë së parave (si holograme, kinograme, shirita të sigurisë),

– Dhe një sasi e materies së lëngët (Kimikate) që përdoret për pastrim parash.

Të gjitha gjësendet për të cilat dyshohet se janë të kundërligjshme (duke përfshirë edhe paratë), janë fotografuar, evidentuar dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes nga Njësia e Forenzikës. Personi i dyshuar (B.Sh.) është shoqëruar në Polici, me ç’rast është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.

Në konsultim me Prokurorin kompetent, i njëjti dërgohet në mbajtje prej 48 orëve për procedura të mëtejme.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori