Falsifikoi autorizimin për shitblerje të një prone me vlerë 800 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka falsifikuar një autorizim të cilin kishte tentuar ta përdorte tek noteri për një kontratë shitblerjeje të një prone në vlerë rreth 800 mijë euro.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.
“Hetues të Policisë së Kosovës nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, sot me datë 10.11.2021 pas shumë veprimeve hetimore-operative dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente kanë arrit të sigurojnë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personi i dyshuar me iniciale (Sh.B.) ka falsifikuar dokumentin (Aktin Noterial “Autorizimin” për shitblerje të pronës në vlerë rreth 800,000.00 € (tetëqind mijë euro), kinse i njëjti dokument është Noterizuar nga një Noteri në Prizren dhe me Autorizim të falsifikuar ka tentuar të lidh kontratë te një Noteri tjetër në Prishtinë, për shitblerjen e pronës në vlerë rreth 800,000.00 euro me blerësin (viktimën) me iniciale (A.H)”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës pas verifikim dhe kontaktit me kompetentët është konstatuar që bëhet fjalë për një autorizim të falsifikuar, me ç‘rast janë vënë në dijeni autoritetet për veprimet e dyshuara si të kundërligjshme.
“Hetuesit policor për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Prishtinës, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme profesionale hetimore kanë siguruar dëshmi relevante nga kompetentët, duke konfirmuar se prona e cila ka qenë objekt i shit-blerjes (është në pronësi të dikujt tjetër dhe jo të personit që ceket në Autorizimin e falsifikuar) dhe me këtë dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale”, thuhet tutje në komunikatë.
Siç njofton policia, hetuesit kanë siguruar prezencën e personit të dyshuar i cili është intervistuar dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se: Më këto veprime i dyshuari me iniciale (Sh. B.) dyshohet se ka kryer veprat penale: “Mashtrim” nga neni 323 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Në konsultim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sot me datë 10.11.2021 i dyshuari i lartcekur me iniciale është shoqëruar në Polici dhe me Vendim mbi ndalimin, është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e PK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën